Në Teksas të Shteteve të Bashkuara, një plaçkitës i armatosur hyri në një dyqan dhe kërkoi para, ndërsa kërcënonte me armë.
Mirëpo, ai është dashur të ikë shpejtë nga lokali, meqenëse shitësi i është kundërpërgjigjur në të njëjtën mënyrë, transmeton Telegrafi.
Madje, ai as që e ka hequr duhanin nga dora, ndërsa ka filluar të shtie më pistoletë.
Në videon e postuar më poshtë, mund të shihet plaçkitësi duke u larguar me vrap, ndërsa del nga dera, e cila qëllohet me plumb dhe i thyhet xhami.
Nuk jepen detaje tjera për këtë ngjarje, e cila ka ndodhur gjatë muajit gusht. /Telegrafi/
https://youtu.be/xuU0_RK8fsc