Telegrafi

Shitësi i kanaçeve, me dy euro në ditë mban gjithë familjen (Vido)

Azem Galiqi nga lagja “Kodra e Trimave” në Prishtinë për të mbet gjallë detyrohet që edhe në këto temperatura të ulëta të mbledh kanaçe edhe gjësende të tjera metali nëpër mbeturinat e kryeqytetit.

Ai thotë se nga puna që bënë fiton vetëm 2 euro në ditë, ndërkaq sipas tij një kilogram kanaçe arrin ta shet vetëm 70 cent, njofton Klan Kosova.

Madje Galiqi pohon se gjatë kësaj pune ai është prerë disa herë në duart e tij si pasojë e gjësendeve.