Site icon Telegrafi

Shitësi iu vendoste peshqve sy mashtrues, të duken më të freskët (Foto)

Autoritetet që merren me sigurinë e ushqimit në Kuvajt, e kanë mbyllur një dyqan ushqimor, pasi u gjet se shitësi iu vendoste peshqve sy mashtrues nga plastika.

Kur një klient ka gjetur mashtrimin dhe njoftoi inspektorët, biznesi u kontrollua dhe u gjet se të gjithë peshqit e ekspozuar për shitje, kishin këto copëza sipër, transmeton Telegrafi.

Po që se largoheshin, shiheshin sytë origjinalë që janë shumë të verdhë, duke zbuluar vjetërsinë e misit të peshkut.

Peshku i ekspozuar

“Njohësit e peshqve, do i dallonin prej syve se sa të vjetër janë dhe nuk do i blinin. Por, ky mashtrim ishte tepër i dobët” shkruan në raportin e inspektorëve.

Dallim i madh mes syrit origjinal dhe imitimit

Megjithatë, nuk bëhet e ditur nëse dikush i ka blerë ata peshq, bashkë me sytë e rrejshëm, apo i janë larguar pasi t’ju kenë paketuar. /Telegrafi/

Exit mobile version