Një shitës i ëmbëlsirave është dënuar për përdhunimin dhe vrasjen e bijës së shefit.
Indiani Virender, 24-vjeç i njohur si Bolu, është akuzuar se ka vrarë në shtëpi vajzën 4-vjeçe dhe trupin e saj e ka fshehur në një valixhe në shtëpinë e nënës së saj, transmeton Telegrafi.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur Virender e nxjerr nga dyqani vogëlushen dhe e dërgon në Asaoti, rreth 80 kilometra larg New Delhit.
Dhe pasi që prindërit e saj u alarmuan dhe raportuan rastin në polici që cilësohej si person i zhdukur, Bolus që për nëntë vite punoi për familjen e vajzës së vogël, i është kërkuar nga prindërit e viktimës që t’i ndihmojë në gjetjen e vogëlushes.
Megjithatë, gjithçka ndryshoi kur fqinji që e kishte parë duke e rrëmbyer fëmijën i ka shpjeguar gjithçka prindërve të saj. Dhe kështu policia bastisi shtëpinë e tij, kurse më pas edhe trupin e pajetë të vogëlushes që e kishte fshehur në valixhen e nënës së saj.
Pas kryerjes së autopsisë, është konstatuar se ajo ishte përdhunuar para se të vritej, ndërsa Bolu menjëherë është arrestuar nga policia. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=BLwX8WD9kRU