Telegrafi

Shitësi i drogës është arrestuar derisa po kryente nevojën në kovë (Video)

Jose Spencer Bilbao Rivers është arrestuar nga forcat e rendit, derisa po e kryente nevojën në kovë, në shtëpinë e tij që ndodhet në Lima të Perusë.

Për një kohë të gjatë, ai ishte identifikuar dhe po kërkohej, nën dyshimin për shitje të drogës së cilësisë së lartë, transmeton Telegrafi.

“Kam probleme me diarre, më lini të qetë. Nuk di se për çfarë droge po flisni”, ka thënë Rivers në momentin që iu afruan mbrojtësit e rendit.

Fillimisht ai ka thënë se nuk e di çfarë përmbajnë paketimet që u gjetën në pronën e tij, ndërsa pas fakteve për shitje pranoi gjithçka. /Telegrafi/