Telegrafi

Shitëset lejuan dyvjeçaren të ndihmonte në banak (Foto)

Kate Hiscock nga Chippenham i Anglisë, ka treguar momentin kur vajza e saj Edith u lejua të hynte në banak dhe të ndihmonte shitëset.

Vogëlushja dyvjeçare, insistonte që t’i kalonte mallrat nëpër skaner, por nëna mundohej ta qetësonte dhe ta mbante në karrocë, transmeton Telegrafi.

Fëmija në banak me shitëset

“Pas një dite të gjatë dhe të mundimshme, e bija jote kërkon me këmbëngulje që të ndihmojë stafin e supermarketit. Pastaj ndodhë kjo”, ka shkruar Hiscock lidhur me rastin.

Imazhi i publikuar në rrjetin social është pëlqyer shumë nga shikuesit, ndërsa shitëset janë lavdëruar për kujdesin ndaj fëmijës. /Telegrafi/