Marina Picasso ka nxjerrë në shitje shtatë vepra të mjeshtrit të pikturës. Ajo po ia shet ato personalisht klientëve të interesuar dhe sipas “New York Post” pritet të shesë edhe vilën e gjyshit të saj në Kanë, Francë.
E quajtur “La Californie”, vila është vendi ku Picasso ka jetuar me gruan e tij të dytë, Jacqueline Roque, e cila qëlloi veten në moshën 59-vjeçare, pas vdekjes së tij. Vila është kthyer në muze dhe galeri e hapur për publikun pasi iu trashëgua mbesës pas vdekjes së vëllezërve të tij.
Në kohët moderne, Picasso është bërë artisti më i vjedhur në histori për shkak të punëve të tij të dallueshme. Më shumë se 1000 piktura të tij janë regjistruar si të vjedhura.