Telegrafi

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Çeki në kohë rekord, 1.8 milion klikime brenda dy orësh në platoformën online

Për pak minuta janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen mes Kosovës dhe Çekisë në kualifikueset për Euro 2020.

Lajmin e ka konfirmuar edhe nga FFK, duke shtuar që ka pasur shumë kërkesa dhe ka bëë që sistemi online të këtë problem.

Sipas FFK për vetëm disa minuta pas daljes së biletave në shitje, në “tiks.app” janë bërë gati dy milionë klikime.

Kjo ka bërë që të ketë probleme edhe me sistemin, dhe kjo ka ardhur edhe si rezultat i kërkesave të shumta, por edhe për shkak të një problemi tjetër me internet.

Të gjitha biletat janë shitur brenda dy orëve, kjo edhe fal lojës së mirë që po bën Kosova.

Takimi Kosovë – Çeki zhvillohet më 7 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 15:00. /Telegrafi/