Telegrafi

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen e fundit të Francesco Tottit

Stadiumi “Stadio Olimpico” për ndeshjen e fundit të kampionatit që Roma do luaj kundër Genoas është “sold out”, ose e thënë ndryshe i mbushur plot e përplot.

Janë 72,689 bileta të shitura vetëm se në këtë sfidë legjenda e klubit, Francesco Totti, do tërhiqet nga futbolli, raporton “Football ITALIA”.

Sot klubi ka njoftuar se në faqen e internetit nuk ka mbetur më asnjë biletë për t’u shitur. Drejtori i ri i klubit verdhekuq, Monchi, dhe presidenti James Palleta kanë konfirmuar se ky do jetë sezoni i fundit i 40-vjeçarit me klubin kryeqytetas, por kjo ende nuk është konfirmuar nga vetë lojtari.

Sigurisht që do jetë fundi i një epoke nëse Totti ka vendosur të tërhiqet pasi për të vërtetuar madhështinë e tij duhet vetëm konstatuar se numëron 782 prezenca në fushë për klubin në të cilat ka shënuar 306 gola në çerek shekulli karrierë. /Telegrafi/