Tre objekte të cilat kanë qenë në pronësi të Sasho Mijallkovit janë shitur për 244 mijë euro, ka njoftuar ka njoftuar Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar.
“Buxheti i shtetit është rritur për 244000 euro. Agjencioni realizoi me sukses shitjen e gjithsej 3 (tre) pasurive të paluajtshme të sekuestruara në përputhje me shpalljen publike për shitjen e pasurisë së konfiskuar, e cila u krye me ankand publik elektronik”.
“Gjegjësisht, bëhet fjalë për 3 pasuri të paluajtshme të cilat sipas aktvendimit të formës së prerë të gjykatës KOK – PP nr. 283/2022 i janë konfiskuar. Sasho Mijalkov. Mjetet e realizuara nga shitja do të rrisin buxhetin e shtetit në vlerë të përgjithshme prej 15.000.500 denarë ose 244.000 euro”, njoftuan nga Agjencia.