Site icon Telegrafi

Shiten pothuajse të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Ishujt Faroe

Kosova të premten do të startojë në Ligën e Kombeve, ku do të luajë në Baku ndaj Azerbajxhanit.

Të hënën kthehet në shtëpi ku në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, do të pres Ishujt Faroe.

Për këtë ndeshje sot kanë dalë biletat në shitje, ndërsa për pak orë janë shitur pothuajse të gjitha.

Nga FFK bëjnë me dije se janë shitur deri më tani mbi 11 mijë bileta, ndërsa në shumë qendra nuk ka më.

Në Prishtinë nuk mund të pajisesh me një biletë të kësaj ndeshje, pasi nuk ka më.

Gjithsej në shitje do të jenë mbi 12500 bileta.

Shitja e biletave kaq shpejt ka hedhur shumë dyshime, për blerje të parregullta dhe mundësi rishitje në tregun e zi.

Kujtojmë që edhe në të kaluarën ka ndodhur ky fenomen.

Stadiumi ‘Fadil Vokrrit’ pritet të jetë i stërmbushur për ndeshjen ndaj Ishujve Faroe./Telegrafi/  

Exit mobile version