Telegrafi

Shiten mbi dy milionë kopje të librit “The Woman In Me” të Britney Spears

Britney Spears

Britney Spears po feston një tjetër moment historik në rrugëtimin e saj.

Sipas një njoftimi të ri, libri “The Woman In Me” i këngëtares ka shitur mbi dy milionë kopje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shifrat e kombinuara të shitjeve përfshijnë formatet me kapak të fortë, audio-libër dhe ebook.

The Woman In Me

“Libri im ka shitur zyrtarisht mbi 2 milionë kopje në SHBA. Faleminderit të gjithë fansave që më kanë mbështetur mua dhe historinë time. Ju dua të gjithëve”, tha ajo në një deklaratë.

Lexo po ashtu Britney Spears: Nuk do të kthehem më kurrë në industrinë e muzikës

Rrëfimi i shumëpritur i superyllit të popit, i cili u botua në ShBA më 24 tetor 2023, theu rekorde brenda javës së parë të shitjeve, duke shitur mbi një milion kopje.

Britney Spears

Spears flet për disa nga vështirësitë me të cilat u përball, përfshirë konservatorin 13-vjeçar që iu vendos në vitin 2008, marrëdhënien me familjen si dhe për ish-partnerët.

Pas publikimit, “The Woman In Me” ishte numër një në ‘New York Times bestseller’ si dhe numër një në Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe Australi.

Britney Spears

Rreth 3 milionë kopje të librit janë në dispozicion në mbarë botën.

Gallery Books gjithashtu thekson se libri audio, transmetuar nga Michelle Williams, dhe duke përfshirë një hyrje të folur nga Spears, është libri audio më i shitur në historinë e botuesit. /Telegrafi/

Britney Spears