Site icon Telegrafi

Shiten letrat që Napoleoni ia shkroi Jozefinës

Tri letra dashurie që Napoleon Bonaparte ia shkroi bashkëshortes së tij Jozefinë (Marie Josèphe Rose Tascher de La Pagerie) mes viteve 1796 dhe 1804 u shitën për 513;500 euro në një ankand në Paris, transmeton Telegrafi.

“Asnjë letër nga ti, e dashura ime e adhurueshme; duhet të jesh e zënë me gjëra shumë të ëmbla përderisa ke harruar bashkëshortin tënd që në mes të çështjeve dhe lodhjeve më eksesive vetëm të mendon dhe të dëshiron (…) Jam i izoluar. Ti më ke harruar. Kanë kaluar tetë ditë që qëndroj mbi kalë. (…) Aspak netë, aspak pushim, aspak gjum”, i shkruan Bonapart më 18 prill 1796, gjatë kampanjës italiane.

Në këtë ankand u shit për 48,100 euro edhe një makinë e rrallë e dekodimeve, Enigma, që u përdor nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. /Telegrafi/

Exit mobile version