Telegrafi

Shiten dritat e një Bugatti, pronari ia jep kujtdo që i paguan 147 mijë euro – me ato para mund të blihen tre VW Golf GTI

Për të blerë një Bugatti dhe për ta mirëmbajtur, duhen miliona euro.

Janë prodhuar vetëm 500 Bugatti Chiron. Ky nivel ekskluziviteti ka çmimin e vet, jo vetëm kur blini një veturë, por edhe kur blini pjesë rezervë, transmeton Telegrafi.

Për shembull, një reklamues në eBay gjerman po ofron kompletin e dritave Valeo për Chiron me një çmim të pabesueshëm.

Në përputhje me versionet Pur Sport dhe Super Sport 300+, këto drita LED kushtojnë 147,000 euro!

Me ato para, për shembull, mund të blini tre VW Golf GTI dhe t’ju mbeten para për një udhëtim familjar të bukur dhe të shtrenjtë.

Shitësi ndodhet në Poloni, por do të jetë i lumtur t’i dorëzojë dritat e Chiron një blerësi të mundshëm, nga një nga vendet evropiane për 1000 euro shtesë.

Ofrohet edhe dërgesa në vendet jashtë Evropës, por kostot e dërgesës nuk janë të specifikuara.

Duhet theksuar se dritat reklamohen si origjinale me shënimin: 5B4941035C dhe 5B4941036C. /Telegrafi/