Telegrafi

Shiten 401.4 milionë telefona mobil në botë

Në këtë raport thuhet se gjatë vitit të kaluar janë shitur as më pak e as më shumë se 401.400.000 telefona mobil në botë, shifër kjo që është për 17.9 për qind më e lartë krahasuar me tre-mujorin e fundit të vitit 2009.

Sipas rezultateve më të reja të dala nga raporti i IDC’së thuhet se tregu i telefonave mobil është rritur për 17.9 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Ky numër do të thotë se në botë janë shitur pothuajse 401.5 milionë telefona mobil gjatë vitit të kaluar.

Siç edhe ju kemi njoftuar, prodhuesi finlandez Nokia ende mban vendin e parë në treg me 123.700.000 telefona të shitur në total.
Mirëpo, edhe ky numër i madh i telefonave të shitur nga Nokia nuk do të thotë se kjo kompani nuk po humb treg, pasi që në vitet paraprake, kjo shifër ishte edhe më e lartë.

Prodhuesi i dytë pas kompanisë Nokia, është Samsung e cila ka shitur 80.7 milionë telefona mobil gjatë vitit 2010. / Telegrafi /