Telegrafi

Shiten 20 mijë bileta për koncertin e David Guettas?

Njëri prej njerëzve më të famshëm të elktronike në botë, David Guetta pritet që të ndez atmosferën në Shkup këtë vikend

Të dielën, Shkupi pritet që të jetë nikoqir i njërit prej eventëve më të mëdha në Ballkan.

David Guetta, Era Istrefi, Robin Schulz dhe DJ të tjerë, derisa kjo mbrëmje e nxehtë pritet që të startojë në orët e mbrëmjes.

Për herë të parë në një event të këtillë pritet të merr pjesë edhe sensacioni kosovar në skenën e muzikës botërore, Era Istrefi.

Ata që dëshirojnë që të bëhen pjesë e këtij eventi mund të bëhen pjesë duke i blerë biletat edhe në Prishtinë dhe Ferizaj, konkretisht në lokalët; Elysee Prishtine, Monroe Prishtine dhe Coco Bar Ferizaj.

Organizatorët kanë thënë për Express se pritet që deri më të shtunën biletat mund të shiten për shkak se deri tani ato kanë kaluar shifrën e shitjes mbi 20 mij bileta.