Diego Maradona dikur akuzoi Papa Gjon Pali II se i kishte treguar një ‘mungesë totale respekti’ dhe sfidoi Papën për të shitur tavanet me zbukurime në Vatikan për të ushqyer të varfrit në botë.
Historia interesante i legjendës së futbollit argjentinas me Papën në vitin 2000 ka dalë në dritë pas vdekjes së tij të mërkurën në moshën 60-arevjeç.
Maradona ishte i mërzitur që Papa Gjon Pali i dha atij të njëjtën Rosary (zinxhir i njohur i lutjeve në Kishën Katolike) si gjithë të tjerëve dhe jo një të veçantë kur ata u takuan në Romë 20 vjet më parë.
Ky fakt si duket pati mërzitur fortë argjentinasin i cili shpjegoi një shpërthim të mëvonshëm kundër kreut të Kishës Katolike.
“Unë kam qenë në Vatikan dhe kam parë tavanet e arit. Dhe pastaj dëgjoj Papën duke thënë se Kisha shqetësohej për fëmijët e varfër”.
“Vërtetë? Shisni tavanet, i nderuar! Kjo nuk është asgjë për ju. Ti ishe vetëm një portier”, kishte thënë Maradona, përcjell Telegrafi.
Maradona forcoi pikëpamjet e tij kur u kthye në Vatikan në 2014.
“Unë shkova në Vatikan dhe pashë atë tavan të artë. Dhe thashë me vete si mund të ishte dikush një bir k***e që të jetonte me një çati të artë dhe pastaj të shkonte në vendet e varfra dhe të puthte fëmijë me bark të plotë? Unë pushova së besuari”.
Megjithatë, në atë kohë, besimi i Maradonës ishte rikthyer nga Papa aktual dhe bashkatdhetari argjentinas, Francis.
“Unë isha larguar nga Kisha, por Francisco më ktheu”, tha ai përpara se të luante në ‘Ndeshjen e Paqes’ të organizuar nga Vatikani.
Gjatë audiencës së tij, Maradona i dhuroi Papa Françeskut një fanellë të ekipit kombëtar të Argjentinës me ‘Francisco’ dhe numrin 10 në anën e pasme dhe të nënshkruar nga legjenda e futbollit.
Ndryshe, Papa Gjon Pali II, i cili ishte papë nga 1978 deri në 2005, luajti futboll gjatë rritjes së tij në Poloni dhe ishte një portier.
Ai mbështeti ekipin polak Cracovia, i cili tërhoqi fanellën me numër 1 për nder të tij.
Maradona vdiq pasi pësoi një sulm në zemër në shtëpinë e tij, dy javë pasi u largua nga spitali pas një operacioni për një gjakderdhje në tru, ndërsa vdekja e tij goditi rëndë gjithë spektrin e sportit dhe më gjerë. /Telegrafi/