Telegrafi

Shit-blerja e Milanit hetohet për pastrim parash?

Sipas gazetave italiane La Stampa dhe Secolo XIX, Silvio Berlusconi është nën hetim për pastrimin e parave në shitjen e Milanit tek kinezi Yonghong Li.

Shit-blerja e Milanit nuk po cilësohet si e drejt dhe ka filluar të dal tym i zi në këtë drejtim.

Negociatat u zvarritën për disa muaj përpara se marrja e pronësisë së tyre të përfundonte në prill të vitit 2017.

Lexo po ashtu Zyrtare: Berlusconi e shet Milanin te kinezët

Rossonerët ishin thellësisht në borxh dhe kostoja e përgjithshme e operacionit ishte plot 720 milion euro.

Berlusconi dhe Li mendohet se bënë pastrim parash me shit-blerjen e Milanit!

Sot (e shtunë), të dy gazetat La Stampa dhe Secolo XIX pohojnë se Milani u shit për 300 milionë euro më shumë se klubi në të vërtetë kishte vlerë.

Një hetim thuhet se është hapur në pastrimin e mundshëm të parave nga Berlusconi, grupi i tij Fininvest dhe kinezi Yonghong Li.

Lexo po ashtu Berlusconi: U detyrova ta shes Milanin, më lëndon gjendja aktuale e klubit

Mediat italiane theksojnë se kjo është kohë e keqe për Berlusconin, i cili sapo u zhyt në arenën politike me partinë e tij Forza Italia.

Vlen të theksohet se edhe pronarët e rinj janë biznesmenë të dyshimtë dhe kanë blerë klubin me disa kredi të mëdha, të cilat gjithashtu janë në hetim ndërkombëtar. /Telegrafi/  

Lexo po ashtu Shteti i Kinës po heton marrëveshjen e blerjes së Milanit