Sipas gazetave italiane La Stampa dhe Secolo XIX, Silvio Berlusconi është nën hetim për pastrimin e parave në shitjen e Milanit tek kinezi Yonghong Li.
Shit-blerja e Milanit nuk po cilësohet si e drejt dhe ka filluar të dal tym i zi në këtë drejtim.
Negociatat u zvarritën për disa muaj përpara se marrja e pronësisë së tyre të përfundonte në prill të vitit 2017.
Rossonerët ishin thellësisht në borxh dhe kostoja e përgjithshme e operacionit ishte plot 720 milion euro.
Sot (e shtunë), të dy gazetat La Stampa dhe Secolo XIX pohojnë se Milani u shit për 300 milionë euro më shumë se klubi në të vërtetë kishte vlerë.
Një hetim thuhet se është hapur në pastrimin e mundshëm të parave nga Berlusconi, grupi i tij Fininvest dhe kinezi Yonghong Li.
Mediat italiane theksojnë se kjo është kohë e keqe për Berlusconin, i cili sapo u zhyt në arenën politike me partinë e tij Forza Italia.
Vlen të theksohet se edhe pronarët e rinj janë biznesmenë të dyshimtë dhe kanë blerë klubin me disa kredi të mëdha, të cilat gjithashtu janë në hetim ndërkombëtar. /Telegrafi/