Prodhuesit e duhanit nga Pellagonia që përfshinë pjesë të Manastirit janë duke përfunduar me procesin e shit-blerjes së duhanit. Deri tani është blerë rreth 80% e sasisë së plotë të prodhuar, ndërkaq pritet të përfundojë deri në fund të javës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Çmimi i duhanit ka lëvizur varësisht nga cilësia nga 180 deri në 190 denarë për kilogram. Në Pellagoni janë mbjellë 1800 hekatër me duhan, kurse janë blerë 1700 ton nga 2500 ton të planifikuara.
Procesi i shit-blerjes mbikëqyret nga një komision që e vlerëson cilësinë dhe e përcakton çmimin e duhanit./Telegrafi/