Cathy Cadle nga Ohio e Shteteve të Bashkuara, punon dhe shet përmes internetit kukulla që ngjajnë shumë me fëmijët.
Për këtë arsye, në shtëpinë e pensionistes kanë shkuar Policia, për të hetuar nëse ajo po merret me trafikim me njerëz, duke dyshuar se po shet fëmijë të vërtetë, transmeton Telegrafi.
Gjyshja është dashur t’ju tregojë atyre se janë vetëm kukulla të zakonshme, të cilat i lyen me ngjyra speciale që të duken si foshnje.
“Më kishin raportuar se po shes bebe të gjalla, por është një keqkuptim. Pasi iu tregova krijimet e mija, ata u bindën për punën që bëj”, ka thënë Cadle.
Këto punime të veçanta, blihen nga personat që kanë ankth dhe depresion, kryesisht pasi të kenë humbur fëmijën gjatë apo pas lindjes. /Telegrafi/