Telegrafi

Shiste kanabis në Dibër, arrestohet 27-vjeçari

Vijon intensivisht zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional “Tempulli 3”.

Në vijim të zbatimit të masave të përcaktuara në megaoperacionin policor mbarëkombëtar “Tempulli 3”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Focës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Dibër, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë ushtruar kontrolle në disa automjete dhe shtetas, që lëviznin në aksin rrugor “Bulqizë-Tiranë”.

Si rezultat i kontrolleve, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi M.Gj., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolit në automjetin që ky shtetas drejtonte, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi kanabisi e ndarë në doza.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për pasagjerët që udhëtonin me 27 vjecarin, konkretisht shtetasit M.A.; M.Ç.; B.H.; E.V.; të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallzimi i krimit”.

-Po nga këto shërbime, nisi procedimi penal për shtetasin E.B., 37 vjeç, banues në Bulqizë, pasi gatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde narkotike kokainë.

Megaoperacioni policor “Tempulli 3” vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./tch/