Policia e Lushnjë ka arrestuar një 24-vjeçar që shiste lëndë narkotike në doza pranë lokaleve të këtij qyteti. Në pranga ka rënë shtetasi M. Gj., 24 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë.
Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë i gjetën 24-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis sativa dhe një shkop metalik si i policisë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. /Telegrafi/