Site icon Telegrafi

“Shiste” foshnjat e porsalindura në WhatsApp, policia arreston gruan e cila në telefona kishte mbi 100 imazhe të bebeve (Foto)

Një grua po akuzohet për shitje të foshnjave të porsalindura, të cilat i ka nxjerr në shitje nëpërmes aplikacionit WhatsApp.

Policia ka bastisur shtëpinë e Julia Fernandes dhe kanë sekuestruar disa telefona mobil, në të cilët janë gjetur mbi 100 fotografi të foshnjave që i kishte nxjerrë në “shitje”, transmeton Telegrafi.

Raportohet se 29-vjeçarja ka pranuar gjatë marrjes në pyetje nga policia se kishte shitur fëmijët e porsalindur që ua kishte vjedhur nënave nëpër spitale.

“Jemi duke i gjurmuar numrat e telefonave që kanë pranuar mesazhe dhe fotografi në WhatsApp nga Fernandes, e në veçanti të atyre jashtë Maharashtra. Gjithashtu jemi në proces të gjurmëve të atyre çifteve (që kanë blerë foshnjat”, kanë deklaruar në polici.

Besohet se Fernandes kishte shitur foshnjat përmes një grupi të krijuar në WhatsApp në Sangam Nagar, afër Mumait në Indi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version