Site icon Telegrafi

“Shishja” e vaksinës së parë në SHBA tani e tutje gjendet në një muze

Shtetet e Bashkuara po përdorin qindra mijëra vaksinash në ditë, në tentim për të parandaluar COVID-19, por njëra prej tyre, “me rëndësi të veçantë” ka gjetur rrugën e saj në koleksionin e Smithsonian, ndërsa muzetë përpiqen të “arkivojnë” historinë e pandemisë.

Muzeu Kombëtar Smithsonian i Historisë Amerikane njoftoi të martën se kishte fituar “shishkën” që përmbante dozën e parë të vaksinës të administruar në Shtetet e Bashkuara, pasi vaksinat morën autorizimin e Administrimit të Ushqimit dhe Barnave, përcjell Telegrafi.

Bëhet fjalë për shishen e vaksinës së Pfizer-BioNTech, e cila u përdor më 14 dhjetor për të inokuluar Sandra Lindsay, një infermiere në një spital në Queens.

Ajo, siç thuhet më tej, është shtuar në koleksionin e muzeut, së bashku me uniformën bardh e blu të zonjës Lindsay, kartelën e saj të vaksinimit dhe distinktivin spitalor.

Northwell Health, ofruesi i kujdesit shëndetësor me qendër në New York që administroi vaksinën, bëri dhurimin dhe gjithashtu ndau “shishka” nga doza të vaksinës Moderna dhe furnizime të tjera të inokulimit.

“Këto objekte historike tani dokumentojnë jo vetëm këtë përparim të jashtëzakonshëm shkencor, por përfaqësojnë shpresën e ofruar për miliona njerëzve që jetojnë përmes krizave të sjellë nga Covid-19”, tha në një njoftim për media Anthea M. Hartig, drejtoresha e muzeut, Elizabeth MacMillan.

Ndryshe, që nga ditët e hershme të pandemisë, muzetë janë përpjekur të mbledhin objekte nga lufta kundër coronavirusit, duke përfshirë shënime ditari, punë shkollore në internet, fotografi dhe rrëfimet e personave të parë. /Telegrafi/

Exit mobile version