Telegrafi

Shishja e Uiskit e prodhuar në vitin 1926, shitet për 1.1 milion dollarë (Foto/Video)

Shishja më e shtrenjtë në botë me Uiski, është shitur në ankand për 1.1 milion dollarë.

Bëhet fjalë për Macallan Valerio Adami e vitit 1926 që është shitur me një çmim rekord prej 1.1 milion funte, në momentin që doli në ankand në Edinburg, transmeton Telegrafi.

Edhe pse vetëm 12 shishe të këtij lloji ishin prodhuar, nuk dihet edhe sa shishe ende ekzistojnë. Një nga këto shishe besohet se ishte shkatërruar nga tërmeti që preku Japoninë në vitin 2011.

Pasi shitja e kësaj shishe me Uiski ishte paralajmëruar më herët, shtëpia e ankandeve Bonhams ka pranuar oferta të shumta nga e gjithë bota e në veçanti nga Kina.

Uiski ishte distiluar në vitin 1926, kurse më 1986 ishte futur në shishe. /Telegrafi/