Pronari kishte fituar shishen pak qaste para se të humbte jetën në ujërat e ftohta, si pasojë e fundosjes së anijes Titanik.
Derisa anija po fundosej Helen Churchil Candee ia kishte dhënë shishen Edward Kentit, në të cilën ishte gravuar motoja e familjes së saj “të fejuar, por jo edhe të lumtur”, transmeton Telegrafi.
Candee i kishte thënë Kentit në ato momente: “Ti ke më shumë gjasa të mbijetosh sesa unë”. Megjithatë, Candee mbijetoi, e Kent humbi jetën së bashku me 1,500 pasagjerë tjerë.
Shishja është gjetur të njëjtën kohë kur është gjetur edhe trupi i tij i pajetë.
Ajo është nga argjendi dhe këto ditë është shitur në ankand në Wiltshire për 88 mijë euro, dhe është përshkruar si një nga gjësendet më të çmuara që janë nxjerr nga anija Titanik. /Telegrafi/