Site icon Telegrafi

Shishet e birrës dhe verës, duhet të kenë të vendosur edhe numrin e kalorive

Duke marrë parasysh, se një shishe me verë apo birrë, përmban kalori të mëdha, këshilli i organizatave të ushqimit, kërkon që në secilën, të shënohet sasia e kalorive.

Kjo po kërkohet për shkak se konsumatorët, nuk janë në dijeni të sasive të larta që përmbajnë këto lëngje alkoolike.

Pirja e një shisheje verë, apo gjashtë shisheve birrë, është e njëjta sa ngrënia e tre hamburgerëve, që është një sasi e madhe.

Sipas statistikave, nëntë në dhjetë njerëz nuk e dinë se sa shumë kalori përmbajnë këto pije.

Kjo po bën që shumë njerëz të jenë me mbipeshë dhe të kenë probleme me obezitet, transmeton Telegrafi.
 

Exit mobile version