Telegrafi

Shishja e një vere boshnjake u bë hit në internet për shkak të një përshkrimi

Shishja e verës e një kompanie boshnjake e publikuar në Reddit u bë menjëherë hit në rrjetet sociale për shkak të përmbajtjes së pazakontë të shkruar në etiketën e saj.

Në shishen “Krš Crni Blatina” nga Ljubuski është shkruar informacioni për orët diellore që bien në vresht.

“Me 2300 orë rreze dielli në vit, rrushi ynë thith më shumë diell se sa një punonjës zyre gjatë gjithë jetës”, shkruhet në shishen e verës.

Fotoja u publikua në Reddit nga një përdorues i PlasticTone ndërsa zuri vend në nënkategorinë “fyerje të rralla”, prej nga arriti shpejt në kopertinën e Reddit.

“Çfarë i kanë gabuar punonjësit e zyrës kësaj kantine?”, thuhej në një postim në Reddit ndërsa më pas është larguar nga kategoria “fyerje të rralla”, sepse është konstatuar se etiketa në shishe nuk ofendon askënd. /Telegrafi/