Telegrafi

Shiriti dekorues që lëvizte në bredh, doli të jetë gjarpër helmues (Foto)

Gruaja e njohur vetëm si Cheryl, nga Melbourne i Australisë është tmerruar kur në bredhin e stolisur e ka gjetur një gjarpër helmues.

Fillimisht ajo ka menduar se zvarraniku është vetëm shirit dekorues, por kur e ka parë më afër ka vërejtur se për çfarë bëhet fjalë, transmeton Telegrafi.

Me të kuptuar se çfarë ndodhet nëpër degë, ajo ka kërkuar ndihmën e Barry Goldsmith që merret me zënien e kafshëve të egra që futen nëpër shtëpi.

“E ka gjetur derën hapur dhe ka hyrë brenda, pastaj e ka parë bredhin dhe ka menduar se është një vend për tu fshehur. Këto kafshë nuk jetojnë nëpër pemë, andaj nuk ka shanse që e ka blerë së bashku me të”, ka shpjeguar Goldsmith, që është ekspert i botës së egër.

Mësohet se ky është një gjarpër tigër, helmi i së cilit shkakton shumë probleme shëndetësore, mirëpo nuk sulmon pa u ngacmuar apo ndjerë në rrezik. /Telegrafi/