Shiringa e kuti barnash sheh në mbrëmje në kontejnerët e vendosur para QKMF-së në Prishtinë.
Mbetjet medicinale nuk guxojnë të hidhen nëpër kontejnerë për mbeturina shtëpiake, por në kryeqytet kjo duket se nuk respektohet, raporton “038” i KTV-së.
Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Arben Vitia, ka thënë se këto mbetje nuk mund të jenë te Qendrës kryesore të mjekësisë familjare pasi që, sipas tij, ata kanë kontratë me QKUK-në për trajtim të tyre.
Derisa hedhja e këtyre mbetjeve është e rrezikshme, në terren ka dalë edhe vetë drejtori i inspektoratit Xhelal Sveçla me shefin Sali Zyba.
Ata panë që në QKMF shiringat e injeksioneve hidheshin nëpër kuti të sigurta.
Sveçla tha se do të gjobisë qoftë QKMF-në, qoftë këdo që vërtetohet që është fajtor.
Normalisht mbetjet nga kutitë e sigurta trajtohen në impijantin që ndodhet në QKUK.
Por, pastruesit gjejnë shiringa edhe pranë qendrave të tjera të mjekësisë familjare.
Derisa është mohuar se mbetjet janë të QKMF-së, në qeset e njëjta ku ka pasur shiringa, ka pasur edhe udhëzime të po kësaj qendre.