Site icon Telegrafi

Shirat shembin disa ndërtesave në Itali, tetë viktima dhe 13 persona të zhdukur

Të paktën tetë persona humbën jetën në ishullin italian të Ischia kur një rrëshqitje dheu e shkaktuar nga shiu i dendur përfshiu disa ndërtesa.

Ministri italian i Infrastrukturës, Matteo Salvini vuri në dukje se operacioni i shpëtimit po kryhet në kushte të vështira.

Më parë, zjarrfikësja italiane njoftoi në Twitter se kërkimi i personave të zhdukur në rrëshqitjen e dheut në qytetin Casamichola është duke u zhvilluar.

Zjarrfikësit thanë se nxorën një veturë nga deti dhe shpëtuan dy pasagjerë.

Autoritetet apelojnë qytetarët që të mos dalin nga banesat e tyre, raportoi reuters.

Ndryshe, moti i lig pritet të mbretërojë edhe në ditët në vijim në shtetin italian. /Telegrafi/

Exit mobile version