Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje në qytetin turistik të Turqisë, Bodrum.
Sasia e madhe e ujit ka bërë që gjithçka të shkatërrohet, dhe këtë gjë më së miri e dokumentojnë videot e publikuara më poshtë, transmeton Telegrafi.
Qytetarët dilnin me shpejtësi të madhe nga veturat që mbuloheshin dhe rrëmbeheshin nga uji, që rrugët e qytetit i kishte shndërruar në lumenj.
Ekipet emergjente kanë dalë në terren dhe po bëjnë të pamundurën për t’i ndihmuar qytetarët, ndërkaq policia ka rritur masat e sigurisë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=KexuMNuvYcI