Stuhitë që goditën Gjermaninë të hënën vonë dhe shiu i rrëmbyeshëm në pjesët jugore dhe perëndimore të vendit kanë çuar në dhjetëra aksidente dhe qindra operacione të zjarrfikësve gjatë gjithë natës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në Bavari, disa fshatra u përmbytën, duke përfshirë Moemlingen, afër Frankfurtit, ku rrugët ishin mbuluar plotësisht nga uji dhe balta dhe shumë bodrume duhej të zbrazeshin nga uji nga zjarrfikësit, njoftoi të martën agjencia gjermane e lajmeve dpa.
Në Stuttgart, ndërkohë, pjesë të çatisë dhe disa statuja në shtëpinë e operës së qytetit u hodhën në tokë nga erërat.
https://www.youtube.com/watch?v=D66H-qmsusE
Sipas autoriteteve, ekipet e shpëtimit u thirrën më shumë se 330 herë të hënën dhe të martën herët në Stuttgart, dhe shërbimi i trenit u ndërpre për orë të tëra.
Pemët e rrëzuara duheshin prerë dhe hequr nga zjarrfikësit.
https://www.youtube.com/watch?v=zZXDExR_EQU
Heavy rains and squalls drowned #Stuttgart in #Germany.
Developed Infrastructure is panting amidst of nature reaction.
How many alarms do #PolicyMakers need to understand #ClimateChange?#Unwetter@GretaThunberg @vanessa_vash@KaoHua3 @AlexandriaV2005pic.twitter.com/cmqR68AqLe— AaravSeth?? (@AaravSeth_) June 29, 2021
Shtetet e Baden-Wuerttemberg – ku ndodhet Stuttgart – si dhe Bavaria dhe Hesse u goditën veçanërisht nga reshjet e ngjashme me përmbytjet dhe raportuan dhjetëra aksidente rrugore në mëngjesin e së martës herët.
Sidoqoftë, numri i personave të plagosur në përplasje nuk dihej menjëherë.
Megjithatë, shtatë aksidente u raportuan gjatë reshjeve të mëdha të shiut në autostradat A3 dhe A48 pranë qytetit Montabaur me një person të lënduar rëndë dhe tre të tjerë më lehtë. /Telegrafi/