Shiu dhe erërat e fuqishme kanë përfshirë shumë qytete të Kosovës.
Edhe kryeqyteti i Kosovës Prishtina, që nga pasditja e së dielës është përfshirë nga reshjet e shiut dhe breshëri.
Lagja ‘Kolovica e Re’ në kryeqytet është njëra ndër lagjet e shumta, rruga e së cilës është mbuluar nga shiu i rrëmbyeshëm dhe erërat e forta.