Shiu i dendur në Mumbai të dielën shkaktoi përmbytje, bllokime të gjata trafiku dhe ndërprerje në shërbimet lokale të trenave dhe operacionet e fluturimit.
Veç këtyre, sipas raportimeve, atje është bërë edhe mbyllja e disa shkollave.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, reshjet, të cilat përfshinin shira të dendur gjatë natës, pritet të vazhdojnë edhe këtë javë.
Working class going to Office through waterlogged streets of Mumbai, so that they can Pay Taxes on time to the Govt 🙌
King’s Circle, Mumbai. Financial capital of India 🇮🇳#MumbaiRains #Maharashtra
— Veena Jain (@DrJain21) July 8, 2024
Departamenti Meteorologjik i Indisë (IMD) parashikoi reshje të moderuara deri të dendura në Mumbai gjatë gjithë ditës më 8 korrik.
Thank you Mumbai Police. 🙏🏼
Doing the job which the @mybmc should have done before monsoons.
Crores are spent on drain cleanings across Mumbai every year by BMC.
Video by @MTPHereToHelppic.twitter.com/J72VuRHENk
— Jeet Mashru (@mashrujeet) July 8, 2024
Ndërkohë departamenti lokal i motit raportoi se shiu i dendur vazhdoi në Dindoshi të Mumbait herët të hënën, duke çuar në përmbytje në shumë zona.
Madje, IMD ka parashikuar reshje të dendura shiu në Maharashtra për tre deri në katër ditë.
Ai departament tregoi se shiu i dendur do të ndikojë në rajonet Madhya Maharashtra dhe Marathwada nga 8 korriku deri më 10 korrik 2024. /Telegrafi/