"Rezultatet e hulumtimit tonë kanë dëshmuar se shimpanzetë e egra shkëmbejnë mishin për seks, dhe atë në baza afatgjate", ka thënë Christina Gomes, njëra prej shkencëtareve të cilët i kanë mbikëqyrur këtë lloj majmunësh në parkun nacional në Bregun e Fildishtë.
"Meshkujt të cilët ndajnë gjahun me gratë e tyre në këtë mënyrë dyfishojnë shanset për çiftëzim, derisa femrat të cilat kanë vështirësi në gjetjen e mishit, rrisin kaloritë e tyre pa mundim të madh dhe pa rreziqe nga lëndime gjatë gjahut", ka thënë Gomes.
Shkencëtarët kanë raportuar se hipoteza e tyre “mish për seks” është një sqarim i pranueshëm për kafshët siç janë shimpanzetë, sepse ato shpesh ndërrojnë partnerët dhe në këtë mënyrë kanë më shumë zgjedhje.