Telegrafi

Shimpanzet mund të gjykojnë drejtë

Deri tani, ishtë menduar se sensi i drejt-gjykimit është tipar i veçantë vetëm tek njerëzit.

Ky grup i shkenctarëve së bashku me atë të Georgia University kanë luajtur lojën The Ultimatum Game bashkë me shipmanzat për të vërejtur se sa të ditura mund të jenë këto kafshë.

“Ne kemi përdorur lojën Ultimatum Game sepse është një standard i artë për të përcaktuar sensin njerëzor të drejtësisë,” ka thënë autori i këtij kërkimi, Darby Proctor.

“Në këtë lojë, një individ duhet të propozoj ndarje të një shpërblimi me personit tjetër dhe duhet të pres që person i dytë të pranoj shpërblimin, para se të dy individët të marrin pjesët e tyre. Qeniet njerëzore zakonisht ndajnë pjesë të barabarta, si 50 për qind të shpërblimit. Pikërisht këtë lloj ndarje e kemi vërejtur edhe në studimin tonë me shipmanzet”.

Më parë, komuniteti i ekonomisë kognitive kishte menduar që loja Ultimatum Game nuk mund të luhet me kafshët duke supozuar që ato do të zgjidhnin vetëm opsionet më egoiste. /Telegrafi/