Site icon Telegrafi

Shimpanzeja pijanece dërgohet në rehabilitim

Shimpanzeja e cirkut, Zhora u bë agresive në cirkun e saj dhe u transferua në një kopsht zoologjik në qytetin jugor Rostov të Rusisë, ku më pas u bë baba i disa shimpanzeve të vogla, mësoi të vizatojë me laps dhe mori dy vese.

“Birrat dhe cigaret filluan ta shkatërrojnë atë. Ai ngacmon vizitorët për një birrë”, shkruan gazeta ruse “Kosomolskaya Pravda”.

Mediat shkruajnë se shimpanzja është transferuar në qytetin Kazan, rreth 800 kilometra në lindje të Moskës, në një tretman rehabilitimi. /Telegrafi/
 

Exit mobile version