Telegrafi

Shimpanzeja lindin një fëmijë për herë të parë – reagimi i saj u bë hit

Një shimpanze, Mahale, së fundmi lindi një këlysh në kopshtin zoologjik të kontesë Sedgewick në Kansas, SHBA dhe reagimi që pati kur pa fëmijën e saj për herë të parë ishte vërtet prekës.

Mahale iu desh të shërohej për disa kohë nga komplikimet që lindën gjatë lindjes cezariane dhe pas 48 orësh ajo pati mundësinë të shihte fëmijën e saj për herë të parë.

Njerëzit nga kopshti zoologjik e ndoqën gjithë këtë me kamera dhe nëna shimpanze pati një takim të parë shumë emocionues me këlyshin e saj, të cilin e quajtën Kucha.

Kuchan e kanë futur në shtëpi dhe e kanë mbështjellë me një batanije dhe e ëma nuk e ka vënë re në fillim, por kur ka parë dorën e tij ka shtrirë menjëherë batanijen dhe e ka marrë në krahë.

“Mahale është mamaja më e mahnitshme, ajo nuk e ka lëshuar më fëmijën e saj që kur e mori për herë të parë në krahë”, shkruan në Instagramin e Kopshtit Zoologjik.

Të dy postimet shkaktuan reagime të shumta nga ndjekësit në Instagram, u shikuan dhe u pëlqyen me dhjetëra mijëra herë dhe morën qindra komente. /Telegrafi/