Ish presidenti izraelit dhe fitues i çmimit Nobel për paqe, 93 vjeçari Shimon Peres është në gjendje kritike pas sulmit në tru që ka pësuar këtë muaj, raporton AFP.
Peres më 13 shtator është pranuar në një spital në Tel Aviv ndërsa sulmin në tru e ka pësuar derisa ishte në spital.
Peres gjatë karrierës së tij ka qenë dy herë kryeministër dhe president i Izraelit prej 2007 deri 2014.
Çmimin Nobel e ka fituar në vitin 1994 bashkë me kryeministrin Jicak Rabin dhe liderin palestinez Jaser Arafat.
Peres është lindur në Poloni në vitin 1923 ndërsa kur ishte 11 vjeçar emigroi në Palestinë e cila ishte nën kontroll të Britanisë.