Site icon Telegrafi

Shima, ylli i derbit

Duel i vështirë për Bashkimin që në xhiron e parë të Superligës. Por falë përforcimit Gerti Shima, që pati një natë perfekte në Suharekë ndaj Yllit, prizrenasit kaluan testin e parë të vështirë në edicionin e ri.

Ish lojtari i Pejës ka luajtur me efikasitet 38 në këtë ndeshje, duke pasur të shënuara 27 pikë, 16 kërcime dhe 4 topa të vjedhur në ndeshje.

Aloja shqiptare ka qëndruar në parket për 38 minuta duke qenë njeriu kryesor i portokallinjve në këtë përballje.

Pas tij, më të dalluarit e ndeshjes kanë qenë qendra e Yllit, Urim Zenelaj, me efikasitet 28, ku shënoi 18 pikë, 11 kërcime dhe pesë asistime dhe i treti Scott Montreal i Yllit me efikasitet 23, duke shënuar 18 pikë, 11 kërcime dhe tre asistime.

Dyshja, Zenelaj dhe Scott kanë luajtur gjatë gjithë ndeshjes duke u mos pushuar për asnjë minutë nga trajneri i tyre, Agron Berisha.
 

Exit mobile version