Site icon Telegrafi

Shima vazhdon kontratën me Pejën

Shima kaloi te Peja në verë të vitit të kaluar, ndërsa në pjesën e parë të kampionatit ishte ndër lojtarët kryesorë të skuadrës që përfundoi në pozitën e parë në BKT Superligë.

Kontrata e mëhershme e tij përfundonte në fund të edicionit aktual, por me kontratë të re Shima do të jetë pjesë e ekipit pejan edhe në dy kampionatet e ardhshme. Nga fillimi i edicionit tjetër, Shima do të llogaritet lojtar vendor në Kosovë, raporton Koha Ditore./Telegrafi/ 

Exit mobile version