“E nisëm keq pjesën e parë, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, por në dy çereket e fundit treguam vlerat tona kur rikthyem rezultatin dhe fituam. Ishte një fitore shumë e vështirë dhe jam shumë i lumtur”, deklaroi Shima për Kohën Ditore.
“Kjo është një fitore që do të mbahet në mend, pasi na nevojitej shumë. Kjo do të jetë motiv për duelin e javës tjetër që e kemi në shtëpi me Galil Gilboan”, shtoi basketbollisti shqiptar. /Telegrafi/