Shima, i ka dhënë epitetin e favoritit Pejës, për shkak të formës që po kalon.
“Peja po kalon momente të mira dhe hyn favorite në këtë ndeshje. Për më tepër, ata kanë përparësi edhe fushën. Besoj se do të nxjerrim një lojë të mirë dhe do të marrim fitoren e tretë në BIBL,” ka thënë
Shima për faqen zyrtare të FBK-së sot, duke treguar se beson në fitore të Bashkimit përsëri.
“Gjithçka mbetet që të vendoset në fushë të lojës. Ne do të luftojmë për të rimarrë kreun e Grupit B. Besoj se Bashkimi ka forcë dhe lojtarë me përvojë që mund të bëjnë dallimin,” ka shtuar ai.
Peja pret sonte Bashkimin në Karagaç në ndeshjen që nis në ora 19e30. Peja është lidere e Grupit B të BIBL me bilanc 3-1, derisa Bashkimi i dyti me bilanc 2-2.