Site icon Telegrafi

Shima: Nuk guxojmë të humbim ndaj Trepçës

Sonte me fillim nga ora 19:00, në sallën “Karagaçi” në Pejë, zhvillohet derbi i xhiros së 24-të të BKT Superligës së Kosovës në basketboll, ku Peja do të jetë nikoqire e Trepçës.

"Dalim për fitore dhe duam të rikuperohemi pas dy humbjeve që i pësuam, në të cilat ishim të pafat për shkak të lëndimeve. Me Trepçën luajmë në shtëpi dhe nuk guxojmë të bëjmë asnjë hap fals".

"Këtë edicion, Trepçën e kemi mposhtur tri herë dhe besoj se do ta regjistrojmë edhe fitoren e katërt. Kemi respekt për kampionen në fuqi, por na duhet fitorja pas dy humbjeve", deklaroi Shima për Kohën Ditore. /Telegrafi/ 

Exit mobile version