Fundori Samir Shaptahoviq, tashmë është larguar nga pejanët, dhe rrugën e tij pritet të ndjek edhe alo-qendra shqiptare Gerti Shima. Burimi i gazetës Arena pranë lojtari bëri të ditur se Shima mund të largohet nga Peja.
“Shima mund të largohet nga Peja këtë vit. Arsyet e largimit të tij kanë të bëjnë me problemet e fundit në të cilat është skuadra e Pejës. Gjithashtu ai ende nuk ka marrë pagat e fundit nga drejtuesit e klubit”, njoftoj burimi pranë lojtari për gazetën Arena.
Të kujtojmë që te Peja, më herë ishte larguar edhe basketbollisti amerikan Fredrick House, pasi nuk ishte paguar nga skuadra pejane. /Telegrafi/