Skuadra shqiptare në basketboll Tirana, që për herë të parë po merr pjesë në Ligën Ballkanike, po shkëlqen në këtë garë si debutues.
Pasi mposhti Trepçën në dy ndeshje radhën e kishte Peja, që e mposhti me rezultat të ngushtë 76:73.
Transferimi i dyshës Gerti Shima dhe Endrit Hysenagolli, ka rikthyer Tiranën e madhe duke bërë atë të pamposhtur në Superligën shqiptare, duke arritur ta fitojnë edhe Kupën e Shqipërisë.
Dyshja shqiptare që kanë luajtur një kohë të gjatë në basketbollin kosovar janë duke shkëlqyer në fanellën e skuadrës së Tiranës.
Shima dhe Hysenagolli, janë dy lojtarët kryesor të Tiranës, këtë edicion që pritet të jetë befasi e madhe në Ligën Ballkanike.