Site icon Telegrafi

Shima basketbollisti i javës në Ligën Ballkanike

Me 16 pikët e realizuara dhe shumë topa të fituar në tabelë nga shqiptari në fitoren 79 – 78 me Teodon, bënë që të spikasë mbi të tjerët.

Shima ishte 57,1% i suksesshëm në koshat dy pikësh në këtë fitore të madhe të Bashkimit.

29-vjeçari kaloi këtë vit te skuadra nga Prizreni. Gerti Shima është aktivizuar në Kosovë edhe me Sigal Prishtinën dhe Pejën.

Pas javë së shtatë të Ligës Ballkanike, Bashkimi renditet në vendin e tretë në Grupin B. /Telegrafi/
 

Exit mobile version