Telegrafi

Shilegovi për herë të dytë rezulton negativ në testin për coronavirus

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov sonte bëri të ditur se ka marrë edhe testin e dytë negativ për coronavirus.

“Edhe zyrtarisht, armiku i padukshëm është mposhtur. Shihemi prej nesër në aktivitetet e ditëpërditshme. Ju falënderoj për përkrahjen gjatë këtyre 16-17 ditëve” shkri Shilegov, njofton Telegrafi Maqedoni.

Shilegov më 20 qershori bëri të ditur se ishte infektuar me coronavirus edhe pse kishte respektuar masat mbrojtëse.

Pas infektimit, ai u vetizolua për shërim./Telegrafi/